Takimi i Ohrit, Von der Leyen: Shpresoj që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 08:34
Takimi i Ohrit, Von der Leyen: Shpresoj që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizim i raporteve Beograd – Prishtinë është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Von der Leyen shpreson që të dyja palët të jenë konstruktiv enë bisedimet e ardhshme.

“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj thellësisht që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, tha Von der Leyen.

(Kosova Sot Online)