Investigimi i fortë nga SHBA: Sekseri i Ramës, McGonigal po ‘pastron’ naftën ruse në Shqipëri

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 12:33
Investigimi i fortë nga SHBA: Sekseri i Ramës, McGonigal po ‘pastron’ naftën ruse në Shqipëri

Gazetari i njohur amerikan, Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, në emisionin e tij investigues ‘Narativ’, sjell të tjera akuza të forta ndaj Charles McGonigal.

Gazetari amerikan thekson se gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai.

Por më pas, vijnë akuzat bombastike. Sipas tij, pas skemës që synon të ‘pastrojë’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera, mund të qëndrojë Charles McGonigal.

“Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,” tha ai.

Analistët në Tiranë spekulojnë se McGonigal, bashkë me Mark Rossini-n dhe Shefqet Dizdari, kanë ngritur një firmë ligjore për të maskuar këtë kontrabandë me naftën ruse, sikur vjen nga një vend tjetër, tha gazetari, duke iu referuar kompanisë Law Office & Investigation të ngritur nga treshja.

“Dizdari nuk është i panjohur për marrëdhëniet me rusët, ai ka punuar me Gazprom në vitin 2017, për të nacionalizuar tre fusha nafte amerikane,” thekson Shalev.

Sipas tij, McGonigal u bë sekseri i dallavereve i kryeministrit shqiptar, teksa ishte në listën e pagesës të Oleg Deripaskës.

“Ai është i lidhur me shumë gjasa me një skemë multimiliona dollarësh për të pastruar naftën ruse,” thekson gazetari.

(Kosova Sot Online )