Në Shqipëri po ofron ora e madhe e ndryshmit, për ndëshkimin e regjimit që është shndërruar në strehë mbrojtëse dhe industri e prodhimit të krimit

Në Shqipëri po ofron ora e madhe e ndryshmit, për ndëshkimin e regjimit që është shndërruar në strehë mbrojtëse dhe industri e prodhimit të krimit

Hajrullah Tërnava

  • 16 March 2023 - 07:38

Shkruan: ANALIST I- Hajrullah Tërnava

Marrë në tërësi tani situatën e krijuar në Shqipëri, elektorati në zgjedhjet e ardhshme me votën e tyre duhet ta ndëshkon pamëshirshëm regjimin e deritashëm në këtë pikëpamje, dhe pa hezitim duhet ta zgjedh një qeveri të pastër dhe të aftë që ta udhëheq shtetin, në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e vendit, dhe qeveria në ardhje duhet që ta lufton krimin në përgjithësi, e sidomos krimin e narkomanisë që e ka përfshi shtetin shqiptar. Duke i pasur këto të dhëna për llojet e krimeve që po zhvillohen në Shqipëri, shteti mik amerikan e angazhon shërbimin e vetë të perfeksionuar për luftimin e këtij lloji të krimit, sikur që është DEA, për ta spastrua njëherë e mirë këtë shtet.

-Situata kriminale e krijuar në shtetin e Shqipërisë, e që ka marrë përmasa të zgjerimit edhe të ndërkombëtarizimit të këtij lloji të narkomanisë, që e ka kaplua botën me lloj lloje drogash, që si bazament kryesore në këto kohëra e kanë përfshirë Shqipërinë, sa që edhe shtete mike me shërbimet e tyre të prefeksionuara po kyçen ta ndihmojnë shtetin e Shqipërisë, sikur në këtë rast angazhimi i fundit DEA-s amerikane. Pra zbarkimi i DEA-s në Shqipëri është treguesi më i fuqishëm, dhe dëshmitari më besnik që e zbulon katërçipërisht dështimin total dhe shtrirjen për toke të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, deri në atë masë sa që rrezikohet edhe siguria e shtetit. Zgjerimi i veprimtarisë kriminale të të gjitha llojeve në shoqërinë shqiptare, në shtetin e drejtuar për dy mandate në Edi Rama është pasqyra më besnike e pasojave që ka prodhuar për dy mandate qeverisja e tij e korruptuar, për tu vulosur dhe dëshmuar së fundi edhe më super skandalin McGonigal i cili ka tronditur dhe rrezikon seriozisht raportet tradicionale historike e miqësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve me Amerikën, partnerin më besnik dhe strategjik ndër të gjitha momentet historike të vështira që ka kaluar kombi shqiptar.

Së fundi lidhur me arsyen e zbarkimit të DEA-s në Shqipëri ka folur edhe ish-prokurori i krimeve të rënda në Shqipëri Eugen Beci, sipas të cilit fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri, tregon krimi qe është në nivelin më të larta alarmant të zhvillimit, se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm jo vetëm për sigurinë e shtetit por edhe përtej kufijve shtetëror e rajonal. Beci ka deklaruar se ky investim i bërë prej DEA-s në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës në vend është bërë më problematiku në të gjithë rajonin. ‘DEA ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligj zbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë. Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s të drejtën të ketë një investim shumë të rëndësishëm në republikën e Shqipërisë,” ka deklaruar ish kryeprokurori Beci. Sipas tij, e përkthyer më shqip, trafiku i lëndëve narkotike dhe i kokainës, është bërë më problematiku në tërë rajonin dhe për këtë arsye, DEA ka kthyer vëmendjen totale në Republikën e Shqipërisë pikërisht në këto moment kritike. “Fakti që DEA vjen në Shqipëri është sirenë alarmi që trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm”,- tha Beci.

se kjo është edhe një dëshmi plus, pse shqiptarët pa dallim duhet bashkuar në këto zgjedhje vendore për ta ndryshuar pushtetin dhe shpëtuar shtetin, sepse bazamenti i shtetit, institucioneve me bazë të gjerë elektorale, niset nga ato institucione që formohen në nivelet lokale. Duke u pastruar në mënyrën me të duhur, duke u ndëshkuar me votë qeverisja e dëshmuar për të kaluarën në dy mandate, e korruptuar dhe thellësisht e kriminalizuar. Marrë në tërësi tani situatën e krijuar në Shqipëri, elektorati në zgjedhjet e ardhshme me votën e tyre duhet ta ndëshkon pamëshirshëm regjimin e deritashëm në këtë pikëpamje, dhe pa hezitim duhet ta zgjedh një qeveri të pastër dhe të aftë që ta udhëheq shtetin, në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e vendit, dhe qeveria në ardhje duhet që ta lufton krimin në përgjithësi, e sidomos krimin e narkomanisë që e ka përfshi shtetin shqiptar. Duke i pasur këto të dhëna për llojet e krimeve që po zhvillohen në Shqipëri, shteti mik amerikan e angazhon shërbimin e vetë të perfeksionuar për luftimin e këtij lloji të krimit, sikur që është DEA, për ta spastrua njëherë e mirë këtë shtet. Prandaj në zgjedhjet e radhës që do të ndodhin, qytetarët duhet të përcaktohen për një parti të pastër dhe të aftë, e cila do ta luftoj krimin në përgjithësi e sidomos llojin e narkomanisë e cila e ka kapluar shtetin e Shqipërisë duke u shndërruar në një industri lideriste me përmasa rajonale dhe përtej, evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".