Pamje nga vendi ku u vra një person në Prishtinë dhe ku u plagosën dy të tjerë

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 15:09
 Pamje nga vendi ku u vra një person në Prishtinë dhe ku u plagosën dy të tjerë

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një hotel në Dragodan të Prishtinës dhe dy persona të tjerë janë plagosur, transmeton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, janë publikuar disa fotografi në media nga vendi ku ka nodhur kjo ngjarje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)