Konjufca: Një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 15:29
Konjufca: Një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se një ndër prioritetet e kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor, transmeton “Kosova Sot Online”.

Për këtë dhe punën e legjislativit, Konjufca ka biseduar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së.

“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore. Kryetari Konjufca pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)