Abdixhiku: Në aneks-marrëveshjen nuk ka obligime për Serbinë, nuk janë të detajuara

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 08:11
Abdixhiku: Në aneks-marrëveshjen nuk ka obligime për Serbinë, nuk janë të detajuara

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun, për të cilin u dakorduan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku tha se Serbisë nuk i kërkohen obligime dhe se obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara.

“Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizimin me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime”.

“Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Më thoni nga pikat që janë në aneks, çfarë obligime ka Serbia? Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

Ndër të tjera, kreu i LDK-së gjatë ditës së djeshme tha se në dialog janë bërë lëshime të mëdha.

Ai tha se këto lëshime, jo vetëm se ia humbin Kosovës mundësinë për ta avancuar pozitën e saj shtetërore, por edhe po shndërrohen në kushte të pashmangshme.

(Kosova Sot Online)