Për nëna me fëmijë burgjet ende pa hapësira të veçanta

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 23:03
Për nëna me fëmijë burgjet ende pa hapësira të veçanta

Aktualisht po qëndrojnë 35 gra në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pikërisht për hapësirat në të cilat ato ndodhen, por edhe ndriçimin, nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor u kritikuan disa burgje në Kosovë.

Një nga të burgosurat flet për përvojën e saj.

E një tjetër është e kënaqur me kushtet.

Për vlerësimet që morën është në dijeni zv. Drejtori i këtij burgu, Dritan Bajramaj.

Ai thotë se aty ka vend për 168 persona dhe se po punohet për të arritur rezultate të mira.

Kjo në Lipjan, u tha se nuk ka as hapësira të veçanta për nëna me fëmijë.

E në mesin e të burgosurave ndodhet një rast i tillë.

Nga organizata monitoruese e qendrave korrektuese në Kosovë, QKRMT, thonë se ajo do duhej të kishte trajtim më të veçantë.

Edhe pse thotë se në burgje ka progres, Haliti flet edhe për mungesën e hapësirave për të burgosur me aftësi të kufizuara.

Në hapësirat e njëjta në Lipjan, pritet të ndërtohet një qendër e re korrektuese për gratë dhe të miturit.

(Kosova Sot Online)