Abdixhiku: Raportet e mia me Osmanin janë vetëm institucionale, kemi qenë shumë të afërt, por nuk jemi më

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 09:34
Abdixhiku: Raportet e mia me Osmanin janë vetëm institucionale, kemi qenë shumë të afërt, por nuk jemi më

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë ka treguar se çfarë raportesh ka tani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka treguar se nuk ka raporte miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Abdixhiku ka theksuar se me Osmanin ka raporte vetëm institucionale dhe se nuk janë më të afërt siç kanë qenë përpara, por ka shtuar se ka rrespekt për të.

“Vetëm institucionale, nuk kam raporte të tjera, dhe janë të tilla. Kemi qenë shumë të afërt, por nuk jemi më. E respektoj presidenten e vendit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)