Krasniqi: Nuk mund të lejojmë që të shkelet Kushtetuta nga pretendimet e pushtetit

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 21:19
Krasniqi: Nuk mund të lejojmë që të shkelet Kushtetuta nga pretendimet e pushtetit

Pasi sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka reaguar lideri i PDK’së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve të Kosovë, dhe duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Tutje, Krasniqi tha se “do të kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”.

“Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”.

(Kosova Sot Online)