Vdes në gjumë vajza nga Skenderaj, rasti lajmërohet në Polici

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 09:12
Vdes në  gjumë vajza  nga  Skenderaj,  rasti lajmërohet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjësin e së premtës (dje) ka vdekur një vajzë derisa ishte në gjumë, nga fshati Kostrec i Skenderajt.Vdekjen në Polici e ka raportuar nëna e viktimës, transmeton "Kosova Sot Online ".

PK-ja këtë rast e ka cilësuar “vdekje të dyshimtë”, por s’ka dhënë informacione për moshën e viktimës.

“Një femër kosovare, ka njoftuar  se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online )