Klasa politike shqiptare vetëm e bashkuar do ta çrrënjos nga themelet pushtetin e narko dilerit Edi Rama të ndërtuar me nëntokën e krimit të organizuar

Klasa politike shqiptare vetëm e bashkuar do ta çrrënjos nga themelet pushtetin e narko dilerit Edi Rama të ndërtuar me nëntokën e krimit të organizuar
Klasa politike shqiptare vetëm e bashkuar do ta çrrënjos nga themelet pushtetin e narko dilerit Edi Rama të ndërtuar me nëntokën e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 25 March 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ky far alamet kryeministri së fundi ka marrë emblemën e liderit rajonal dhe evropian të zhytur në krim të organizuar dhe bartjen në rajon të interesave ruse, me skandalin e shefit të FBI-së Charles McGonigal dhe jo vetëm. Sipas shtypit të huaj, veçmas atij Italian, fuqia e bandave shqiptare të trafikimit me njerëz është e absolute,që kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë, aq sa është tejet e vështirë të lëvizësh qoftë edhe një varkë pa pëlqimin e tyre dhe çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash me: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve, sidomos nga Turqia, shpesh u besohet organizatave kriminale turke.

-Kohët e fundit edhe faqet e shtypit evropian dhe atij botëror, jo rastësisht, janë mbushur plot e përplot informata dhe lajme ekskluzive nga Shqipëria me analiza që flasin publikisht për një qeverisje të dështuar mafioze, të lidhur ngushtë me nëntokën e krimit të organizuar brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar, nga Evropa deri në Amerikën latine. Prandaj opozita shqiptare në zgjedhjet lokale të 14 majit, duhet dhe është e obliguar moralisht dhe politikisht, që ta sqarojë sa më fuqishëm argumentin e rritjes enorme të kriminalitetit në Shqipëri, si dhe zgjerimin e tij në mbarë botën. Kjo është tema më e arsyeshme dhe arma më e fuqishme për ti bindur qytetarët shqiptar, njëherë e mirë, me argumente, që votën e tyre ta përdorin për ndryshime politike në vend dhe rrëzimin në mënyrë demokratike të regjimit aq thellë të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edvin Kristaq Ramës, PS-së, ministrave dhe pothuajse gjithë qeverisë që me aq mjeshtri e kanë instaluar, gjithandej mafien në pushtet.

Pikërisht këtu qëndron shkaku, që kanë vërshuar, jo kot, as rastësisht mediet madje edhe ato nga Italia, si shteti i parë në fqinjësi përtej Adriatikut, prej nga raportohet ekskluzivisht se si mafia shqiptare, veçmas në vitet e fundit, ka marrë në dorë jo vetëm kontrollin e transportimit të drogës por edhe trafikun e njerëzve në Evropë dhe gjithandej. Shtypi Italian shkruan me shkronja të mëdha, se si urgjenca e emigrantëve, sot po përjeton ‘Eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare të cilat thuhet se veprojnë në të gjithë Evropën, që nga Greqia, Belgjika, Spanja, Franca e deri në Angli. Për më tepër, gazeta italiane “Il Messaggero” theks të veçantë i jep një pike të ndjeshme kombëtare, si "Besa", të cilën thuhet se bandat shqiptare të trafikimit me njerëz, po e shpërdorojnë edhe traditën e vjetër të besës shqiptare, që në fakt, përfaqëson kodin e shenjtë të nderit të shqiptarëve, kod ky që po përdoret edhe nga anëtarët e organizatave kriminale shqiptare, si një kontratë e pacenueshme, betim dhe thelbi ritual i një pakti gjaku që projekton një brez të tërë të ri në aktivitetin më brutal të krimit.

Gazeta Italiane raporton për një rrjet të mirë organizuar me grupe të fuqishme trafikantësh të përberë nga njerëz që nuk ndjejnë asnjë keqardhje, kanë shumë pak ndërmjetës dhe veprojnë me ‘profesionalizëm’ absolut në krim të organizuar, ndaj rrjeti mafioz shqiptar, siç thuhet, ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë me trafikimin e njerëzve dhe tregtinë e kokainës. E këtë fakt të trishtë, fatkeqësisht e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), të konfirmuar nga studimet e detajuara të ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar. Shtypi Italian shkruan se si me gjithë imazhin gjeografik të një ‘krimi fshatar’ dhe gati primitiv, bandat shqiptare kanë mbërri të kapin ndryshimet dhe kontradiktat e shekullit tonë, duke shfrytëzuar brishtësinë dhe zbrazëtitë e sigurisë etj. Kështu që emergjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare, andaj segment i fuqisë së madhe të ‘mafias shqiptare’ është bërë trafikimi i qenieve njerëzore, në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë në Angli etj. Klanet shqiptare kanë huazuar rregullin e karteleve meksikane, si: korrupsionin e kontrollin e terrorit. Siç raporton Europol, në vitin 2006, 90% e emigrantëve që arritën në Evropë përdorën një rrjet kontrabande, duke gjeneruar mes 5-6 miliardë dollarë për trafikantët e rrjeteve mafioze.

Kurse sipas një studimi të fundit të disa organizatave franceze të këtij sektori, rrjetet shqiptare të krimit në bashkëpunim të ngushtë me organizatat mafioze italiane, kanë korruptuar ‘mijëra nëpunës civilë duke i përdorur ata, si filtër për nxjerrjen e dokumenteve false të cilësisë më të lartë. Rrjetet e mafies shqiptare kanë një bashkëpunim të gjerë me grupet trans nacionale të krimit, veçmas në fushën e trafikimit me njerëz. Ndërsa bandat kurde, siriane dhe marokene janë të përqendruara në plazhe dhe veprojnë si krahë i armatosur i bandave shqiptare. Krejt ky zhvillim dhe lulëzim i krimit të organizuar vjen si pasojë e rritjes së kriminalizimit të vet shtetit shqiptar të kapur nga krimi i organizuar, sidomos në dy mandatet e qeverisjes nga PS-ja e Edi Rimës.

E ky far alamet kryeministri së fundi ka marrë emblemën e liderit rajonal dhe evropian të zhytur në krim të organizuar dhe bartjen në rajon të interesave ruse, me skandalin e shefit të FBI-së Charles McGonigal dhe jo vetëm. Sipas shtypit të huaj, veçmas atij Italian, fuqia e bandave shqiptare të trafikimit me njerëz është e absolute,që kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë, aq sa është tejet e vështirë të lëvizësh qoftë edhe një varkë pa pëlqimin e tyre dhe çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash me: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve, sidomos nga Turqia, shpesh u besohet organizatave kriminale turke. Prandaj, është momenti vendimtar, që klasa politike shqiptare, e bashkuar në opozitë, të zhvillojë një fushatë sa më të fuqishme sqaruese dhe bindëse për qytetarët e varfëruar të Shqipërisë, në kërkim të votës së ndryshimit, me 14 maj, për rrëzimin me vullnetin e lirë të shqiptarëve, regjimin mafioz të narkodilerit Edi Rama, i cili është bërë mbrojtësi dhe sponsorizusi kryesor i narkomafisë dhe organizatave shqiptare të krimit të organizuar nga rajoni deri në Amerikën latine!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".