Sot mbushen 24 vjet nga masakrat serbe në fshatrat e Rahovecit

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 09:22
Sot  mbushen  24 vjet nga masakrat  serbe në fshatrat e Rahovecit

Sot  përkujtohet një ngjarje shumë e dhimbëshme  nga lufta e fundit në Kosovë. Mbushen 24 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

Për të nderuar kujtimin e tyre, Komuna e Rahovecit do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc në ora 10:00, pastaj në fshatin Fortesë në ora 11:00 si dhe në fshatin Celinë në ora 13:00.

(Kosova Sot Online )