Kurti takohet me Pantiqin: Në zgjedhjet e prillit, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 12:49
Kurti takohet me Pantiqin: Në zgjedhjet e prillit, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se në zgjedhjet e prillit në katër komunat veriore, qytetarët do të kenë mundësi ta kenë zërin e tyre fuqishëm përmes të zgjedhurve të tyre e të jenë pjesë e vendimarrjes.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”.

Kurti tha se pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.​

(Kosova Sot Online)