Ak'sident: Humb jetën një person, plagoset një tjetër

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 13:23
Ak'sident: Humb jetën një person, plagoset një tjetër

Një person ka humbur jetën, teksa është plagosur një tjetër si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Kurbin,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi Alban Miloti ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi Elvis Doçi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)