Rama: Punë ka por nuk ka punëtorë

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 14:08
Rama: Punë ka por nuk ka punëtorë

Kryeministri Edi Rama  vijoi takimet me sipërmarrjet, duke u kërkuar të rrisin pagat e punonjësve, pas largimeve masive të shqiptareve nga vendi. Rama  deklaroi se vendi  ka ngelur në kushtet kur  ka punë, por nuk ka më punëtorë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në 10 vite të qeverisjes së tij dhe pas largimit të 750 mijë shqiptarëve nga vendi, kryeministri Edi Rama ka  kaluar nga shprehja e tij  e famshme “punë ka, por nuk ka profesionistë” te shprehja “Punë ka, por nuk ka punëtorë”. 

Tashmë që humbja e fuqisë punëtore po ndihet në çdo  sektor,  Rama është angazhuar për të gjetur zgjidhjet, duke i kërkuar  sipërmarrjeve private të deklarojnë pagat e plotë dhe të rrisin më tej, rrogat e punonjësve.

Deklaratat e kryeministrit, i cili po pranon shpopullimin  e vendit  pas shumë vitesh,  u bënë gjatë dialogut në një kompani të manifakturës, ku Rama paralajmëroi rishikim të mëtejshëm të sistemit të pagave. 

(Kosova Sot Online)