
Zelensky: Terroristët rusë do të mposhten

Rusia ka vijuar sulmet me raketa në Ukrainë, ku vetëm në qytetin e Donetsk-ut kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 29 të tjerë.
Lajmi u bë i ditur nga gurvenatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, i cili tha se sulmet e fundit kanë shkaktuar dëme në ndërtesa administrative, zyra dhe gjithashtu edhe shtatë shtëpi.
Presidenti i Ukrainës, Volofymyr Zelensky ka reaguar nëpërmjet një videoje në Telegram, ku tregon pasojat e sulmit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Armiku duhet ta dijë që Ukraina nuk do ta falë abuzimin, vdekjet dhe lëndimet e popullit tonë. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Zelesnky.
(Kosova Sot Online)