LDK: Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 16:50
LDK: Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë

Ndaj Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku, ka pasur kritika të ashpra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sibel Halimi me anë të një video-adresimi ka deklaruar se kultura në Kosovës për “dy vjet qeverisje ka shënuar degradim të shumanëshëm”, derisa ka përmendur mungesën e investimeve kapitale.

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie ka akuzuar MKRS-në edhe për “militantizim të skajshëm të institucioneve”.

“Skena kulturore në Kosovë është sot më e varfra në Evropë”, shprehet Halimi në fjalën e saj.

“Hovi i zhvillimit të kinematografisë kosovare me të cilin krenoheshim është stopuar duke iu falënderuar paaftësisë së kësaj ministrie…”, vazhdon tutje Halimi.

(Kosova Sot Online)