Prishtinë: Pas të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur

  • A.P /
  • 27 March 2023 - 21:55
Prishtinë: Pas të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur

Pas të shtënave me armë sot në Prishtinë, dy persona  kanë mbetur të plagosur,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.


(Kosova Sot Online)