Ia dogji veturën tjetrit pas një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 09:52
Ia dogji veturën tjetrit pas një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një person, I ka vënë zjarrin veturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton "Kosova Sot Online ".

“ZJARRVËNJE/ Kamenicë 27.03.2023 – 17:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull  kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online )