Kurti sulmon ashpër regjimin e Aleksandër Vuçiqit: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 11:18
Kurti sulmon ashpër  regjimin  e Aleksandër Vuçiqit: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur se kur do të ketë marrëveshje definitive me Serbinë, është shprehur i gatshëm për marrëveshjen, por problem e konsideron Serbinë e cila nuk është distancuar nga nga Millosheviçi dhe sot nuk po distancohet nga Putini e Kremlini, trasnmeton "Kosova Sot Online ".

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.”, u shpreh Kryeministri në një intërvistë për TopChannel.

Tutje, ai thotë se Kosova është shtet më demokrat dhe më i pavarur se Serbia, ndërkaq kjo e fundit sipas tij është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse.

Kryeministri cilëson se kjo situatë bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë me Serbinë, por që për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i marrëveshjes është dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e cila nënkupton njohje defakto të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online )