Kurti flet për vetëmenaxhimin që u garantohet serbëve të Kosovës

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 20:50
Kurti flet për vetëmenaxhimin që u garantohet serbëve të Kosovës

Për vetëmenaxhimin që u garantohet serbëve të Kosovës në bazë të marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se vetëmenaxhim mund të kenë edhe organizatat joqeveritare, duke thënë se koncepti nuk është i lidhur me territorin, siç janë vetëqeverisja dhe vetëadministrimi.

“Realisht edhe një organizatë joqeveritare vetëmenaxhohet. Vetëmenaxhimi nuk është territorial. Nuk kam çfarë të them më shumë”, ka thënë ai

Ai ka thënë se vetëmenaxhimi i përket komunitetit serb dhe jo komunave serbe.

“Vetëmenaxhimi i përket nenit 7. Thotë që vetëmenaxhimi i përket komunitetit serb, jo komunave. Pra nuk i referohet territorit ku jetojnë”, ka deklaruar ai.

Kurti e ka shpjeguar edhe kuptimin e termit “Vetëvendosje” që përmendet në nenin 2.

“Në nenin 2 thuhet Vetëvendosje në kuptim të sovranitetit të Kosovës në raport me Serbinë”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)