
Çeku: Me ligjin e ri është rritur paga e drejtorit të institucionit të Kulturës

Se çfarë ka ndryshuar në sektorin e Kulturës që nga koha kur ai është ministër i këtij dikasteri, ka treguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Çeku tha se me ligjin e ri të pagave është rritur e drejtorit të institucionit të Kulturës, udhëheqësit artistik përformuesit dhe aktorit të një teatri të qytetit.
“Me ligjin e ri të pagava, drejtori i një institucioni kombëtar i Kulturës nga 605 euro rrogë, tanimë paguhet 1325 euro rrogë. Udhëheqësi artistik është pagu 868 euro, tash paguhet 1312 euro. Performuesi nga 810 në 1155 euro, ose një aktor i një teatri të një qyteti është pagu 465 euro, sot paguhet 840 euro”, tha Çeku.
(Kosova Sot Online)