Zhd'uket ish-ushtari i UÇK-së

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 20:06
Zhd'uket ish-ushtari i UÇK-së

Raportohet se është zhdukur ish-ushtari Samir Puza, ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)