Kurti për Ballkanin e Hapur: Është një iniciativë që nuk ka kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 09:14
Kurti për Ballkanin e Hapur: Është një iniciativë që nuk ka kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me qëndrimin e tij ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se nuk mund ta mbështes, duke thënë se kjo iniviativë nuk ka as platformë, as kontratë themelore, as strategji as plan veprimi.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe nuk ka financim nga BE-ja.

(Kosova Sot Online)