Haxhiu i përmend të arriturat e ministrisë

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 17:40
Haxhiu i përmend të arriturat e ministrisë

Një video bashkë me zëvendësin e saj, Blerim Sallahu, e ka publikuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata i kanë listuar të arriturat e tyre në dyvjeçarin e qeverisjes duke theksuar që po bëjnë punë për ta kompletuar bazën ligjore që mundëson zhvillim të Vetingut, dhe që e kanë kursyer buxhetin publik.

Haxhiu në video ka folur edhe për masat që i kanë marrë për t’i adresuar krimet e luftës duke i rritur kapacitetet me katër prokurorë në Prokurorinë Speciale, dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale”.

“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, shprehet Haxhiu.


(Kosova Sot Online)