Kjo është thirrja që sot u bë në disa xhami të Kosovës

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 21:31
Kjo është thirrja që sot u bë në disa xhami të Kosovës

Si çdo të premte tjetër, xhamia në Veternik të Prishtinës ishte përplot me qytetarët të besimit islam, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përkundër ritualeve të zakonshme fetare, kësaj radhe ligjërata tema dalloi.

Nga ky institucion fetar po bëhet thirrje që qytetarët t’i bashkohen Marshit të Lirisë të së dielës.

Para dhjetëra besimtarëve imami i xhamisë, Sedat Rrustemi pati një mesazh.

Por a do t’i bashkohen kësaj iniciative këta besimtarë?

Madje dikush tjetër pohon që ky është momenti më i mirë për të treguar unitet.

Ky vendim është parë si i domosdoshëm nga imami Sedat Rrustemi.

Pavarësisht bindjeve, Rrustemi shprehet se të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen marshit.

Ligjërata e njëjtë u mbajt në rreth 800 xhami të Kosovës.


(Kosova Sot Online)