Murati: Tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 21:51
Murati: Tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave

Për faljen e ngarkesës tatimore, ka dhënë detaje ministri i Financave, Herkuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

“Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si: lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati.

“Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore”, ka shkruar në fund ai.


(Kosova Sot Online)