Vdekje e dyshimtë në Obiliq

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 22:02
Vdekje e dyshimtë në Obiliq

Një grua e nacionalitetit serb, u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj, ne fshatin Plemetin te Obiliqit.

Sipas Policisë, vdekjen e konstatuan ekipi mjekësor në vend ngjarje, kurse trupi iu dërgua për obduksion.

Ndërsa, nje familjar i saj tha  se viktima ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kishte qëndruar 11 ditë në spital.

E ndjera qe jetonte e vetme, perkujdesje kishte veç nga ky familjar që e vizitonte here pas here.

Siç u shprehen fqinjët e saj prapa kamerave, ishin ata që njoftuan policinë për rastin pasi që rreth 4 ditë nuk kishin parë e dëgjuar lëvizje në apartamentin e viktimës.

(Kosova Sot Online)