Çanak pas humbjes së Gjukanoviqit: Humbi dikush që nuk ishte kukull e Moskës

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 16:53
Çanak pas humbjes së Gjukanoviqit: Humbi dikush që nuk ishte kukull e Moskës

Nuk ka më opsion në Ballkanin Perëndimor, është reagimi i parë i Nenad Cankos , president nderi i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, për fitoren zgjedhore të Jakov Milatoviqit dhe humbjen e Milo Gjukanoviqit, transmeton "Kosova Sot Online "

Këtë fjali Canak e ka shkruar në një postim në Tëitter dhe më pas ka shtuar “do ta shihni” si përgjigje ndaj dyshimeve për këtë qendrim.

Ai gjithashtu shkroi një postim që thotë “jo sepse dikush fitoi, por sepse hmbi dikush që nuk ishte kukull e Moskës”, duke ndarë me atë postim një fjali fyese nga një përdorues anonim i Tëitter-it se si raportojnë mediat në Serbi për rezultatin e zgjedhjeve ne Mal të Zi.

Në prag të ditës së zgjedhjeve në Mal të Zi, Çanak akuzoi Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, dhe Kishën Ortodokse Serbe (SPC) se kan një plan për të thyër kutitë e votimit në zgjedhjet e nesërme ne Mal të Zi.

“Ju rrjedhni nga sherbimi juaj, zotërinj nga FSB dhe SPC. Tanimë duhet për planin e thyerjes së kutive në Bijelo Polje, Rozhajë, Petnijicë, Nikshiq e sigurisht edhe në Podgoricë”, ka shkruar Canak në llogarinë e tij në Tëitter.

Kujtojmë se dje janë mbajtur zgjedhjet në Mal të Zi, ku Milatoviq fitoj garen duke e mboshtur presidentin aktual Milo Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online )