A po ndodhë fitorja e Serbisë përmes votës në Mal të Zi?

A po ndodhë fitorja e Serbisë përmes votës në Mal të Zi?
A po ndodhë fitorja e Serbisë përmes votës në Mal të Zi?

Agim Bajrami

  • 03 April 2023 - 11:27

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 Mali i Zi, me fitoren e kandidatit pro serb dhe pro politikës serbo-ruse për president të Malit të Zi ,ngjall dilemat; - se a do të jetë Mali i Zi në NATO , - a do t'i bashkëngjitet Mali i Zi UNIONIT të Serbisë, politikë dhe program kombëtar serb për Serbinë e madhe , - apo " OPEN BALLKANIT" të Ramës dhe Vuqiçit. Dhe ka shumë të ngjarë me shumë vërtetësi, se Mali i Zi do të tërheq njohjen e shtetit të Kosovës. Bota serbo-ruse, ka filluar , të qoftë në heshtje, përmes votave apo edhe me anë të presioneve ushtarake, që në rajonin e Ballkanit të realizon politikën e saj kombëtare për Serbinë e madhe .

Tani rreziku është ,"ndarja e Kosovës", kur edhe janë caktuar , nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, në veri të Kosovës ,dhe Lista serbe ,e cila ndjek dhe është krijuar nga politika shtetërore e Vuçiqit, ka shumë mundësi këto zgjedhje ti kundërshtoj edhe me forcë , duke mos lejuar mbajtjen e tyre,ngase kjo forcë politike ka për qëllim ndarjen e Kosovës, dhe bashkëngjiten e atyre komunave me shumicë serbe të Kosovës, Serbisë. Skenar i ngjashëm me atë të politikës së Putinit në Ukrainë.

Edhe "Republika Srpska" tanimë në Bosnje ,ka marr zemër në krye ultranacionalistin Dodik,të vazhdon me politikat e tyre secesioniste, dhe të bëhet pjesë e ndarjes së shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës ,në qëllimin e realizimit të "botës serbe" ,të "gjithë serbët në një shtet" dhe i cili program politik serb, e çon rajonin e Ballkanit , në luftëra dhe shkatërrime... Dhe çka po bëjnë shqiptarët në tërë këto vlime ballkanike,merren me vetë vetën ,nuk kanë ndonjë plan kombëtar, apo strategjik dhe gjeopolitik, për t'iu kundërvënë këtyre zhvillimeve 'sllave' e para së gjithash ,"botës- serbo-ruse" por merren me vetë vetën, pastaj, ankohen,se SHBA dhe Evropa i ka " tradhtuar". Ballkani , po rrëshqet drejt luftës,dhe sipas të gjitha gjasave ,nuk ka marrëveshje të implementuar nga akordimi i Brukselit dhe Ohrit ,nuk ka marrëveshje të Dejtonit , në Bosnje,por ka luftë për ri rregullim të rendit ballkanik dhe atij evropian. Shqiptarë zgjohuni ,se rreth ju dhe në ju, po sillen të gjitha zhvillimet?!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".