Avokati i viktimave: Një pjesë e medias po përpiqen të hedhin dyshime mbi punën e Gjykatës

  • S.A /
  • 03 April 2023 - 17:09
Avokati i viktimave: Një pjesë e medias po përpiqen të hedhin dyshime mbi punën e Gjykatës

Avokati i viktimave, Simon Laws, në seancën gjyqësore që ka filluar sot në Hagë kundër katër krerëve të UÇK-së, duke folur për klimën në Kosovë, ka përmendur mediat që kanë kritikuar punën e Gjykatës Speciale.

“Ka edhe pjesë të medias në Kosovë që përpiqen të hedhin hije dyshimi mbi punën e kësaj Gjykate. Do të shohim përmes dëshmitarëve këtu që në fakt nuk është një qasje me të cilën pajtohen.

Përkundrazi. Ndjehen edhe më të fortë, se të paktën më në fund kjo Gjykatë ju ofron njëfarë llogaridhënie. Shumë viktima besojnë se shumica e personave në Kosovë nuk i gjykojnë viktimat në këtë formë, por i mbështesin ata siç mbështesin këtë Gjykatë. Por, ata nuk janë zërat që dëgjohen më shpesh në publik apo në media. Ata janë shumica që hesht”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online )