Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së

  • E. /
  • 05 April 2023 - 12:56
Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tërmkolli përmes një shkrimi ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.

Ajo ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë, duke pyetur se në çfarë planeti ata po jetojnë.

Reagimi i plotë:

Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

Turpi ka emër e mbiemër!

Dhe jo vetëm turpi!

(Kosova Sot Online)