Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 16:00
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër

Nesër duke filluar nga ora 10:00, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Në rend dite, janë 11 pika, në mesin e të cilave edhe Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës

Rendi i ditës

1.  Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.  Pyetjet parlamentare,

4.  Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

6.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

7.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

8.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

9.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

10.  Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

11.  Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

(Kosova Sot Online)