Vetura përplas dy të mitur

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 20:34
Vetura përplas dy të mitur

Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë. Grupi hetimor ka nisur punë për të zbardhur ngjarjen e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Burime spitalore thonë se dy të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikuar për jetën.

“-S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë. Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thekson policia.

(Kosova Sot Online)