Policët në ShBA ngatërrojnë shtëpinë për një rast dhe vrasin një njeri të pafajshëm

  • E.K /
  • 08 April 2023 - 13:50
Policët në ShBA ngatërrojnë shtëpinë për një rast dhe vrasin një njeri të pafajshëm

Një burrë i pafajshëm është vrarë nga oficerët e policisë që iu përgjigjën një thirrjeje për dhunë në një familje, pasi shkuan në rrugën e gabuar për në shtëpi në New Mexico. CNN raporton se viktimë ka mbetur 52-vjeçari Robert Dotson.

Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë që besonin se ishte ajo e raportuar për dhunë, trokitën pa sukses. Në atë moment ata i kërkuan stacionit që të telefononte personin që kishte raportuar për aksidentin për sqarim. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.

Sipas policisë edhe gruaja e tij ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo shkëmbeu armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë. Gruaja nuk është lënduar.

“Jam zemërthyer. Dotson nuk ishte subjekt i kësaj telefonate,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe. “Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” shtoi ai./A2CNN

(Kosova Sot Online)