Aksident i rëndë: Humbin jetën 4 të rinj

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 10:14
Aksident i rëndë: Humbin jetën 4 të rinj

Katër persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti mbrëmë në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përplasja shumë e fortë e automjeteve ka sjellë vdekjen e një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër.

I gjithë asfalti ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash.

(Kosova Sot Online)