Rohde reagon për plagosjen në veri: Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 10:19
Rohde reagon për plagosjen në veri: Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për incidentin në Veri ku mbeti i plagosur një qytetar serb në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori gjerman është shprehur se ky është mjë incident shqetësues sigurie, ku ka kërkuar nga Policia hetim të gjerë.

Policia e Kosovës dje ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me incidentin.

”Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh atë se Policia e Kosovës ka reaguar duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë“, ka shkruar ambasadori gjerman, të mërkurën.

(Kosova Sot Online)