Ngjarje e rëndë: Vdes një fëmijë, u sulmua nga një qen

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 11:04
Ngjarje e rëndë: Vdes një fëmijë, u sulmua nga një qen

Një fëmijë ka vdekur mbrëmë pasi është sulmuar nga qeni i fqinjëve në në Shkup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga MPB bëjnë të ditur se fëmija që ka ndërrur jetë është i moshës së mitur.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion, kurse rast është duke u hetuar për zbardhjen se si ka ndodhur rasti.

“Nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit” më 11.04 në orën 18:25 është raportuar se tek ta është sjellë një minoren nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të së cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informojnë nga MPB.

(Kosova Sot Online)