Kokaj: Skandaloze, lojë e fëmijëve, vetëm universitet të pulave s’kemi

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 11:30
Kokaj: Skandaloze, lojë e fëmijëve, vetëm universitet të pulave s’kemi

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, është shprehur i shqetësuar për cilësinë në arsim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kokaj shtoi se “Vetëm universitetin e pulave s’e kemi akoma”.

“Vizituam edhe Universitetin e Bujqësisë. Në mesin e shumë universiteteve do me thënë – se ne kemi shumë universitete këtu në Ballkan, vetëm universitetin e pulave s’e kemi akoma. Dmth kemi shumë universitete në Ballkan”, tha Kokaj në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti po ashtu tha se nuk mund të doktorohet në çfarëdo mënyre.

“Ky degradim i thirrjes akademike me këta doktorantë e këta doktora, unë nga kjo foltore e quaj skandaloze. Skandaloze sepse nuk doktorohet kolegë të nderuar në këto banka ku jeni – me gjithë respektin sepse ju dua shumë të gjithëve – por njëri përgatit master, tjetri master, 15 doktoratura etj etj, kjo është lojë, mund të jetë lojë e fëmijëve”, tha Kokaj.

(Kosova Sot Online)