Pasi s’e lajmëruan protestën kundër marrëveshjes së Ohrit gjobitet kjo parti

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 16:53
Pasi s’e lajmëruan protestën kundër marrëveshjes së Ohrit gjobitet kjo parti

Për moslajmërim të protestës kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, më 25 mars të këtij viti, Partisë Socialdemokrate i është shqiptuar gjobë nga Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Teutë Rrusta nga radhët e PSD-së. E njëjta ka thënë se mbajtja e protestës ishte paralajmëruar.

‘Edhe një gjobë e re ndaj PSD-së, sot. Tash për protestën e fundit. Në raport të policisë ndëshkohemi për mos njoftim të protestës. Ani pse kemi njoftu, publiku, bërë thirrje e çka jo. Metoda po dihet, logjika u kuptua. Nëse dojnë prej neve me ua ofru skenaret e protesave dhe aksioneve, le ta dinë që kjo nuk ka me ndodhë. E drejta për protestë, përdorimi i hapësirave publike nuk munden me u cenu prej asnjë pushteti. Ato janë tonat. Shantazhi me financa ka filluar pasi nuk iu shkoi ajo me polici. Dobët, dobët”, ka shkruar ajo.


(Kosova Sot Online)