Përgadituni mirë për vikendin e tutje, rrebeshe shiu e bubullima moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 07:53
Përgadituni mirë për vikendin e tutje, rrebeshe shiu e bubullima  moti për fundjavë dhe  javën e ardhshme

Sipas  paralajmërimit nga Prishtina Weather për motin, sot dhe ditët në vijim  pritet të mbajë  mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

Sipas PW, gjatë fundjavës priten rrebeshe shiu e bubullima.

15.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s.  Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

Image

(Kosova Sot Online )