Prishtinë: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin kasafortën me para e stoli ari

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 15:01
Prishtinë: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi, vjedhin kasafortën me para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi, ku kanë vjedhur një kasafortë me stoli ari, para dhe gjashtë ora dore.

Ankesa në polici u bë nga pronari i shtëpisë, ai i kishte parë personat të hyjnë me forcë në shtëpi, përmes video-incizimeve.

(Kosova Sot Online)