28-vjeçarja i nënshtrohet operacionit pasi u mbajt peng nga i dashuri

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 16:21
 28-vjeçarja i nënshtrohet operacionit pasi u mbajt peng nga i dashuri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranës, pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve, mësohet se 28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën hetim janë vënë edhe 4 persona, Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

(Kosova Sot Online)