Sllovakia bashkohet me Poloninë dhe Hungarinë, ndalon importet e grurit nga Ukraina

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 12:11
 Sllovakia  bashkohet me Poloninë dhe Hungarinë, ndalon importet e grurit nga Ukraina

Sllovakia do të ndalojë përkohësisht importet e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina, tha të hënën një zëdhënës i qeverisë. Vendimi, që do të diskutohet në një takim më vonë të hënën, pason hapa të ngjashëm nga Polonia dhe Hungaria, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një zhvillim të veçantë, të dërguarit e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel do të diskutojnë masën e Polonisë dhe Hungarisë, tha një zyrtar i lartë të hënën. Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda.

“Ne presim që Polonia dhe Hungaria të ofrojnë një shpjegim dhe do të ketë gjithashtu reagim nga Komisioni Europian”, tha një zyrtar, i cili foli në kushte anonamiteti.

“Ka një çështje dhe presim që Komisioni të bëjë  një propozim për këtë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha ai. 

(kosova Sot Online )