Teologu për deklaratat e Mazllamit: Bëri një gafë, ka mundur të mos i thotë ato fjalë

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 08:20
Teologu për deklaratat e Mazllamit: Bëri një gafë, ka mundur të mos i thotë ato fjalë

Teologu, Mustafë Bajrami, ka folur rreth deklaratave të hoxhë Mazllam Mazllamit, i cili e quajti “leckë” flamurin kombëtar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami vlerësoi se janë një gafë nga Mazllami, duke thënë se ka mundur që të mos i thotë ato fjalë.

Tutje, Bajrami ka pasur fjalë të mëdha për hoxhën Mazllami, duke thënë se është një personalitet i shquar, pasi e njeh si person.

“Personalisht unë jam ndje keq, nuk kisha me dashtë, që një personalitet të shquar islam shqiptar si Mazllam Mazllami, si hoxha i nderuar, ti kishte thënë ato fjalë. Ka mujtë mos me i thanë ato fjalë. Në fakt, ai nuk është anti-shqiptar, kundërshtar i simboleve, sepse e njoh në person, por i ka dal ai gafë, të cilin do të dëshiroja dhe e “këshillova”, sa mundesh me e këshilluar një mësues, e këshilla i thash “po të isha në vendin tuaj, do t’i kërkoja falje shqiptarëve” – shtoi ai.

(Kosova Sot Online)