'Po s'fitova në 14 maj, në shtator ka zgjedhje dhe iki'/ Berisha zbulon mesazhin e Ramës për bandat

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 11:15
'Po s'fitova në 14 maj, në shtator ka zgjedhje dhe iki'/ Berisha zbulon mesazhin e Ramës për bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha zbuloi në Maliq mesazhin që Edi Rama u ka dërguar bandave që mbështesin dhe mbajnë atë në pushtet. 

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie në Maliq, Alfred Gega, Berisha tha se Rama ka njoftuar bandat se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në muajin shtator do të ketë zgjedhje të tjera dhe ai do të largohet nga pushteti.

Berisha tha se Rama e ndjen humbjen e zgjedhjeve vendore, ndërsa e siguroi atë se do të largohet nga pushteti dhe shqiptarët do t'i bashkohen ndryshimit të madh. 

"Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ua them tani. Se iu kishte dërguar haber organizatave të tij se e ndiejnë që nuk fitojnë: Po nuk fituam do ketë zgjedhje në shtator, dhe do ikim nga pushteti. Do ikni Edi Rama, parandjenjën e ke reale. Ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave. Do ikësh, do ikësh, do ikësh! Ftesa ime e fundit, deri më 14 maj të trokasim në çdo derë e në çdo zemër tek çdo demokrat i paparti dhe socialist të bashkohemi rreth këtij misioni të madh të shpëtimit të Shqipërisë, të ndryshimit të madh. Të hapjes së perespektivës të fëmijëve tanë, të ardhmen e Shqipërisë", u shpreh Berisha. 

(Kosova Sot Online)