Gashi i LDK-së kundër Kryeministrit Kurti: Paralajmërove puç institucional, sulm mbi sistemin e drejtësisë

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 12:16
Gashi i LDK-së kundër Kryeministrit Kurti: Paralajmërove puç institucional, sulm mbi sistemin e drejtësisë

Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për komentet e drejtuara ndaj  organeve të drejtësisë, e në veçanti kryeprokurorit Blerim Isufaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Deputeti Gashi i tha kryeministrit Kurti se sulmoi drejtësinë dhe se i njëjti ka tentuar ta kap sistemin prokurorial e gjyqësor. 

Po ashtu deputeti Gashi tha se në qeverisjen Kurti janë emëruar 100 gjyqatarë e 29 prokurorë. “Pasi që kryeministri e pa që nuk jemi këtu e filloi një monolog mashtrimi, edhe pse me votë e refuzoi debatin. Kryeministrit po ja them disa fakte, e para prokuroria nuk mundet me ngritë akuza në bazë të AKI-së, sa për kapjen e sitstemit të drejtësisë, nga rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë, 23 janë emëru në janar, 29 në prill, 48 gjyqtarë në korrik, prej rreth 210 prokurorëve janëe emëru në qeverisjen tuaj 29 prokurorë, më shumë asnjëherë për një kohë kaq të shkurtë”, tha Gashi. Gashi tha se drejtësia është sistem i pavaruar dhe nëse përzihet politika bëhet puç institucional. “Ai është sistem i pavaruar kushtetues, nëse përzihen bëjnë puç institucional dhe atë e paralajmërove ti sot këtu”, i tha Gashi-Kurtit.

(Kosova Sot Online )