Arrestohen tre persona në Prishtinë, vodhën në një lokal sende në vlerë rreth 2230 euro

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 15:32
Arrestohen tre persona në Prishtinë, vodhën në një lokal sende në vlerë rreth 2230 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se tre persona të dyshuar janë arrestuar, pasi kanë vjedhur në një lokal sende të ndryshme në vlerë 2230 euro.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur sende të ndryshme në vlerë rreth 2230 €, pronë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)