Ferizaj: Një femër shfrytëzohet seksualisht nga persona të panjohur, mbetet shtatzënë

  • E.K /
  • 24 April 2023 - 11:04
Ferizaj: Një femër shfrytëzohet seksualisht nga persona të panjohur, mbetet shtatzënë

Një vajzë në Ferizaj dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur, ku edhe e njëjta ka mbetur shtatzënë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar në QKUK, në gjinekologji për trajtim mjekësor.

Rasti lidhur me këtë ngajrje është duke u hetuar nga njësitet policore.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 23.04.2023 – 04:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

(Kosova Sot Online)