Berisha: Veliaj përdor drejtorët për të vjedhur, Rama përdor baxhanakun dhe thjeshtrën

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 13:06
Berisha: Veliaj përdor drejtorët për të vjedhur, Rama përdor baxhanakun dhe thjeshtrën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot superskandalin e drejtorëve të Erion Veliajt.

“Erion Veliaj është bërë, siç e thashë më sipër në rrjetet sociale, simboli i neverisë së kryeqytetit. Ndaj dhe lutja ime për gazetarët është, mos harxhoni kohë me këtë njeri, i cili nuk takon qytetarët, bën fushatë vetëm me drejtorët e bashkisë.

Një skandal i madh ka shpërthyer këto ditë. Është gjetur se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera. Kanë fituar në kundërshtim me ligjet me familjarët e tyre, 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera.

Se kështu fiton edhe baxhanaku i Edi Ramës. Edhe Veliaj thotë, Rama përdor baxhanakun për të vjedhur, unë përdor drejtorët për të vjedhur. Se mos kujtoni se janë të drejtorëve këto, ato janë të Veliajt.

Thjeshtra është bërë famoze, po shkatërron të gjithë kompanitë e projektimit se fiton çdo tender në mënyrë të pamerituar.

Këtu kam ndërtesat që ndërton Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues.

Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston.

Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP. Se dosjet i ka aty. Ka dosje të tmerrshme, edhe për djegësin e Tiranës,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)